Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ RONALDO kërkon “të paprekshmin” e BARÇËS tek JUVENTUSI

Cristiano Ronaldo, tashmë ka një pushtet të madh tek Juventusi dhe është në gjendje t’i kërkojë klubit lojtarët që do ta përforconin akoma më shumë “Zonjën”.

Nëse në muajt e fundit është folur rreth mundësisë që Marcelo të vij tek kampionët italian, tani emri që po flitet më shumë është një nga yjet e Barcelonës. As më shumë e as më pak se Ivan Rakitic. Kjo është ajo që ka bërë të ditur “Don Balon”.

Kroati ishte pranë largimit nga Barça gjatë verës, kur PSG ishte e gatshme të ofronte 100 milionë euro për të. Tani është Juventusi që interesohet për ish lojtarin e Sevilla.

Rakitic është i lumtur tek Barcelona, por edhe pak i mërzitur, sepse klubi nuk është i gatshëm për t’ia rinovuar kontratën këtë sezon. Cristiano Ronaldo, gjithmonë sipas portalit spanjoll, mendon se Juventusi mund të përfitojë nga kjo situatë.

Portugezi beson se skuadrës i mungon diçka në mesfushë për të qenë në gjendje të luftojë për të gjithë trofetë. Dhe Rakitic do të përshtatej në mënyrë të përkryer.

Related posts

Zyrtari i TIRANËS ngre në këmbë tifozët: Sot në 8 pa çerek fitojmë derbin, në janar “blejmë”…

Isa.Autor

Eros Grezda pushton Skocinë/ Sulmuesi SHQIPTAR zgjidhet në formacionin e javës

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kalon në avantazh me një aksion model (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment