Futboll Shqipëri Sport

GRINTË, NERVA, gafa arbitrit e pak futboll/ Flamurtari ndalet në “shtëpi” nga Teuta

Ashtu si në fazën e parë, nuk ka fitues në derbin e bregdetarëve Flamurtari e Teuta, që sot kanë barazuar 1-1 në Vlorë. Një ndeshje mjaft nervoze, me 7 kartonë të verdhë dhe disa të tjerë që mund të jepeshin, por duhet thënë se arbitri Eldorjan Hamiti bëri shumë gabime.

Flamurtari shënoi në minutën e 25-të me Danilo Alvesh, i cili mbylli një skemë fantastike nga goditja e dënimit, por braziliani ndoshta ishte në pozicion jashtë loje në momentin kur mori pasimin final nga Busic.

Nëntë minuta më vonë Latif Amadu vërshoi drejt zonës vlonjate dhe u pengua nga Veliu, në kufirin e zonës. Për gjyqtarin goditje dënimi, por faulli ndoshta nuk ekzistonte, sepse Amadu ndoshta nuk u prek fare nga Veliu, ndërkohë që u rrëzua në zonë dhe duhej dhënë 11-metërsh, në rast se arbitri pa faull.

Gjithsesi, Gerhard Progni rregulloi gjithçka, sepse me zgjuarsi kaloi topin poshtë barrikadës dhe befasoi portierin Koliçi, duke barazuar.

Më pas cilësia e futbollit erdhi në rënie graduale dhe nervozizmi u shtua. Në pjesën e dytë Flamurtari mori kartonë të verdhë pa fund dhe e humbi qetësinë, ndërsa Teuta u mbrojt mirë dhe në kundërsulm pati mundësi të mira, që nuk i shfrytëzoi.

Një sherr masiv, sa për të kuptuar se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja palët, dhe vetëm kaq, asnjë gol në 45 minutat e dyta, edhe pse goli erdhi në shtesë, për Flamurtarin. Torasa jashtë zone mori një top në rrëmujë dhe i vetëm me Hidin shënoi, por festa iu pre në mes nga arbitri anësor, që pa një prekje me dorë. Polemika pa fund, kjo ndeshje do të kthehet në mollë sherri këtë javë.

Teuta merr pikë të çmuar, duke vazhduar rritjen graduale në lojë, ndërsa për Flamurtarin një tjetër paraqitje zhgënjyese në aspektin e lojës dhe ndryshe nga ndeshja kundër Tiranës, këtë radhë fitorja fatlume nuk erdhi.

Related posts

Milani hidhet në sulm në merkato, kërkon kapitenin e klubit të njohur turk

Sadik.Autor

E KËRKON BARÇA/ Flet mbrojtësi: Do të QAJ, kur të iki nga Napoli, sepse këtu më kanë…

Isa.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit në turin e parë të Championsit, Shkëndija-Nomme Kalju. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment