Futboll Shqipëri Sport

Arbitrat shoqërohen me autokolonë policie, kaosi vazhdon edhe jashtë stadiumit në Vlorë

Pas mbylljes së sfidës në shifrat 1-1, mes Flamurtarit dhe Teutës, me futjen e gjyqtarëve në dhomat e zhveshjeve, një kaos i vërtetë ka ndodhur brenda ambienteve të stadiumit. Tuneli është rrethuar me stjuart, ka shumë nervozizëm te tifozët vlonjatë për atë gol të anuluar nga arbitrat, në sekondat e fundit.

44873776_743209072678893_2177617469261217792_n

Në ato ambiente gjendet edhe administratori Idrizi, që mundohet të qetësojë situatën. Tensioni me të cilin u mbyll ndeshja, është “trashëguar” kështu edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

44828006_331752370963134_5387174090643603456_n

ambientet stadiumi flamurtari

Më pas, gjithë ajo rrëmujë në ambientet e brendshme të stadiumit, ka vazhduar edhe jashtë. Forca të shumta policie, kishin rrethuar zonën, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

44946544_285205995664425_6451524406010183680_n

Ndërkohë, edhe trupa e arbitrave është larguar me autokolonë policie nga stadiumi. Nga fotot e siguruara nga Panorama Sport, makina me targat e Lezhës, e gjyqtarit Eldorjan Hamiti, shoqëorhet nga trupa policie.

makina e gjyqtarit hamiti

 

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Një “MAGJI” e David Silvas zhbllokon sfidën ndaj Bournemouth (VIDEO)

Delo.autor

E KONFIRMOJNË NË ITALI/ Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje

F.autor

PORTUGALI-GJERMANI/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment