Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NORMAL/ RONALDO humb kujtesën: “Goli i dytë? Nuk e kujtoj…

Dy gola, një me penallti dhe një tjetër të jashtëzakonshëm, me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone. Cristiano Ronaldo ka udhëhequr Juventusin këtë të shtunë drejt triumfit me përmbysje ndaj Empolit, që kishte tronditur bardhezinjtë me golin e Caputo-s. Në një intervistë për “Sky Sport”, portugezi ka rrëfyer ndjesinë e tij pas fitores dhe veçanërisht pas golit të dytë.

“Ka qenë një javë shumë e rëndësishme, mendoj se skuadra është mirë. Me Manchester United kemi dhënë një përgjigje fantastike, luajtëm mirë dhe sot dëshmuam se jemi një skuadër e madhe. Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar. Të luash pas Champions League është gjithmonë e komplikuar, teksa ishim edhe pak të lodhur. E merituam fitoren. Goli im i dytë? Nuk e kujtoj shumë mirë, ishte një aksion shumë i shpejtë dhe mendoj se ka qenë një gol madhështor”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

Related posts

KA SHËNUAR NJË GOL SPEKTAKOLAR JASHTË FUSHAVE/ Lidhje sekrete me “Miss Franca 2017” (FOTO)

Delo.autor

MKHITARYAN FANTASTIK/ Shkruan historinë personale në Serie A. Roma fluturon

Delo.autor

Foto sa 1000 fjalë, Bruno Lulaj dedikim për idhullin në Superiore!

Sadik.Autor

Leave a Comment