Futboll Seria A Sport

DRIDHET MILANI/ MILIARDAT e sheikëve vënë në PANIK kuqezinjtë për SUPER MESFUSHORIN

Mesfushori i Milanit Franck Kessie mund të largohet nga kuqezinjtë. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kërkohet me insistim nga kampionët në fuqi të Francës PSG-ja, e cila mendon të përforcojë mesfushën me 21-vjeçarin bashkë me yllin e Realit të Madridit Toni Kroos.

Lojtari afrikan është i huazuar për dy sezone nga Milani, pasi është në pronësi të Atalantës.

Brenda dy sezonesh, ai është kthyer në titullar të “Djallit” duke mos munguar në asnjë prej ndeshjeve të Milanit këtë edicion në kampionat. Ai ka regjistruar 2 gola dhe ka dhuruar një asist.

Vlera e tij në merkato llogaritet në 35 milionë € dhe drejtuesit e Milanit mund të arrijnë një pakt të mirë me homologët parizienë duke përfituar më tepër nga çmimi i lojtarit.

Related posts

“TË DUA MESSI”! Vogëlushja magjeps rrjetet sociale! Argjentinasi e falënderon dhe e quan “klas” (VIDEO)

Delo.autor

Igli Tare nis “gjuetinë”, vendos në shenjestër sulmuesin e Nantes

Sadik.Autor

INTER-MONCHENGLADBACH/ Conte kërkon ta nisë mbarë këtë aventurë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment