Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Olsen: “Dua t’i bëj të gjithë të harrojnë Alisson-in”

Portieri Romës Robin Olsen ka zbuluar se dëshiron që me vlerën e tij në ekip t’i bëjë tifozët të harrojnë Alisson.

Olsen ka lënë përshtypje me paraqitjen e tij në kampionatin botëror me Suedinë e kjo e ka ndihmuar të bëhej pjesë e ekipit roman për të zëvendësuar Alisson, i cili u bashkua me Liverpool-in këtë verë pas një blerjeje rekord.

Olsen beson që mund t’i bëjë njerëzit të harrojnë performancën e shkëlqyer të Alisson në ekip:

“Alisson është fantastik, kishte shumë presion rreth meje dhe mbi të gjitha në fillim kishte shumë krahasime,”-ka thënë gardiani për Viasat.

“Por unë dëshiroj të tregoj vlerën time. Presion ka ende, por do ta kishte çdokush që do të zëvendësonte Alisson-in. Një portier i jashtëzakonshëm që u shit këtë verë për një shifër rekord, është normale të bëhen krahasime.”

“Në Seria A ka shumë skuadra të mira, por unë ëndërroj të fitoj Scudetto-n me Romën. Mjedisi është fantastik, veçanërisht tifozët. Ka lojtarë që janë bërë legjenda nga Roma por unë do të bëj më të mirën si çdokush në vendin tim.”

Related posts

SHUHET IKONA E FUTBOLLIT/ 5 golat më të bukur të Diego Armando Maradona në Kupat e Botës (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso ndal euforinë: Milani ka ende probleme!

Q.Autor

ZYRTARIZOHET E ARDHMJA E MUÇIT/ Besiktas zbulon detajet

F.autor

Leave a Comment