Futboll Seria A Sport

DEL E VËRTETA/ Ish-mbrojtësi kroat zbulon: Historia MODRIC-INTER ishte…

“Modriç? Sipas meje historia është disi e forcuar, është krijuar një sajesë. E njoh Lukën, e kam mik. Një futbollist që luan te Reali vështirë se kërkon të largohet diku tjetër. Unë e shoh në këtë mënyrë, ndoshta ka arsye të tjera…”.

Me këto fjalë ish-mbrojtësi i Juventusit, Igor Tudor, është shprehur lidhur me “telenovelën” e verës: transferimin e kroatit në Milano, i hedhur poshtë në fund nga “muri” i Realit. Kroati, ndër të tjera, i intervistuar nga “Radio Deejay”, ka folur edhe për momentin që po përjetojnë bashkëkombësit e tij tek Interi: “Janë të zotë, kanë një trajner të madh si Spaleti që ka punuar shumë me mentalitetin e Brozos, i cili cilësitë i ka pasur gjithmonë, por ishte më pak i disiplinuar në Kroaci. Perisiç është një sulmues krahu fantastik, të paktë krahasohen me të. Vrsaliko, pas Botërorit të shkëlqyer, do rritet akoma më shumë tek Interi”.

Related posts

Kaos në kampin argjentinas, lojtarët vendosin kush luan kundër Nigerisë

Sadik.Autor

VIDEO/ Eto’o mbërrin në aeroport, gati firma me Konyaspor

Q.Autor

KUPTON PËRGJEGJËSINË SI LOJTAR I “LOS BLANCOS”/ Hazard flet si madrilen: Te Reali duhet të fitosh tituj, ndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment