Futboll Premier League Sport

E DHIMBSHME/ Pronari i Leicester në helikopter në momentin e TRAGJEDISË ishte bashkë me VAJZËN (VIDEO)

Presidenti i skuadrës së Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha (60 vjeç), ka qenë në bordin e helikopterit në momentin që ai është rrëzuar mbrëmjen e së shtunës, pak pasi kishte përfunduar ndeshja e Premier League mes “dhelprave” dhe West Ham (barazim 1-1). Edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar nga klubi apo policia, mediat britanike konfirmojnë se janë 5 viktimat e këtij aksidenti tragjik, që ka tronditur futbollin anglez.

 Helikopteri, ashtu si gjithnjë, është nisur nga fusha e “King Power Stadium” me pronarin e Leicester në bord pas përfundimit të ndeshjes dhe është rrëzuar në parkingun e stadiumit, rreth 200 metra larg tij. Mësohet se në bord ka qenë edhe vajza e tij, dy pilotë dhe një person i pestë ende i paidentifikuar, të cilët kanë vdekur menjëherë pas aksidentit.

Fansat e Leicester vendosin buqeta me lule

Helikopteri është përfshirë menjëherë nga flakët dhe përpjekjet e një oficeri policie që ka qenë pranë tij në momentin e tragjedisë, për t’i shpëtuar, duket se kanë qenë të kota. Gjithsesi, ende asnjë deklaratë zyrtare nuk vjen për këtë incident prej orësh, por familjarët e Vichai Srivaddhanaprabha kanë konfirmuar se pronari i Leicester ka qenë në bordin e helikopterit në momentin e tragjedisë.

Fansat e skuadrës së Leicester kanë mbërritur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit, ku kanë vendosur foto e buqeta me lule në kujtim të viktimave, të përlotur nga ngjarja dhe duke u lutur nën drejtimin e Vichai Srivaddhanaprabha, skuadra e Leicester fitoi një titull kampion në Premier League, ndërkohë që ai ka marrë pronësinë e këtij klubi në vitin 2010.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 0-3

Delo.autor

SKANDAL/ Arrestohet ish-sulmuesi i Interit, u kap duke luajtur bixhoz ilegalisht

Delo.autor

LEGJENDË në TURQI, klubi i famshëm nderon FADIL VOKRRIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment