Futboll Shqipëri Sport

KUSH GËNJEN?/ “Torasa pranoi prekjen me dorë”, argjentinasi i përvishet Bicajt (VIDEO)

Ditmar Bicaj për plaset me Agustin Torasën për episodin që solli kaosin në ndeshjen e djeshme në Vlorë. Menjëherë pas takimit, mbrojtësi lezhjan i Teutës, që në sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit, deklaroi për “SuperSport” se vetë lojtari argjentinas i vlonjatëve, Torasa, pranoi prekjen me dorë të topit, duke ia thënë këtë arbitrit kryesor.

44948168_1531644930268536_1001632668879683584_n

“Dua ta përgëzoj anësorin, pasi ishte ai që sinjalizoi prekjen me dorë. Nuk duhet ta diskutojmë shumë këtë pjesë, pasi ishte vetë lojtari që e pranoi këtë gjë. Episodi i golit është anuluar nga vetë Torasa, i cili tha që ka marrë topin me dorë. Urime Torasës, sepse tregoi se është një lojtar i madh. Kjo ishte e gjitha dhe s’ka nevojë për komente. Pasi është marrë vendimi, kemi qenë ne lojtarët e Teutës që i kemi kërkuar Torasës si është e vërteta dhe ai shkoi tek arbitri dhe e pranoi. Kjo e qetësoi situatën”, deklaroi Bicaj.

REPLIKA – Sulmuesi argjentinas i Flamurtarit, Agustin Torasa, mohon kategorikisht të ketë folur me lojtarët e Teutës apo t’i ketë thënë arbitrit pas golit të anuluar se e ka prekur topin me dorë. Në një prononcim, shtatshkurtri ka theksuar se goli i shënuar në minutat shtesë ishte i rregullt. Ai jep versionin e tij për marrjen e topit pas përplasjes me Osmanin në afërsi të zonës.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim me Bicajn pas ndeshjes dhe jo më t’i kem thënë që kam pranuar prekjen e topit me dorë. Jam i bindur që goli ishte i rregullt, sepse e kam pasur dorën ngjitur me trupin dhe topi më ka prekur në afërsi të shpatullës. Nuk e kam prekur topin me dorë”, ka thënë lojtari i Flamurtarit për gazetën. Tashmë, ajo që nuk dihet është se kush nga lojtarët thotë të vërtetën, Bicaj apo Torasa. Megjithatë, vendimi u mor nga anësori Arbër Zalla, për të cilin ky sezon është debutues në Superiore. Kryesori Hamiti fillimisht u kthye për të sinjalizuar gol, por sinjalizimi i asistentit ndryshoi gjithçka.

Related posts

E BUJSHME/ I skadon kontrata pas një viti, Serxhio Ramos në shënjestrën e Paolo Maldinit

Delo.autor

Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

Sadik.Autor

Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e birë për finalen e “Championsit”

Sadik.Autor

Leave a Comment