Futboll Shqipëri Sport

Skënderbeu me mungesë të rëndësishme, një “ish” nuk ia del ndaj Partizanit

Gjergji Muzaka përfundimisht nuk ia del. Ish-lojtari i të kuqve do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Shehi në transfertën e kryeqytetit. Kontraktimi në kofshën e djathtë është ende prezent dhe Muzaka vijon stërvitjen e diferencuar. Skënderbeu ka emergjencë në mesfushë, pasi alternativat janë të limituara.

Nga ana tjetër, korçarët janë në pritje për të mësuar të rejat më të fundit që vijnë nga dyshja Radas-Krasniqi. Pavarësisht se të dy lojtarët vijojnë të stërviten veçmas, shpresat për rikuperimin e tyre janë të mëdha. Si kapiteni ashtu edhe sulmuesi po punojnë ende të diferencuar, por stafi mjekësor ka dhënë garanci për gatishmërinë e tyre.

Related posts

LUFTËTARI-KUKËSI/ Një ndeshje ku fitorja është detyrim për të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LAZIO NË KRYE PAS 20 VITESH/ Hera e fundit që kryesonin ishte me Edi Rejan në drejtimin e skuadrës

Delo.autor

LACIO NË SUPER FORMË/ Siguron 9 fitore në 9 miqësore, Strakosha i “pavëmenshëm”

Delo.autor

Leave a Comment