Futboll Shqipëri Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Eler mungon për kurbinasit, ja si rreshtohen Laçi e Kukësi

Luhet sot në “Elbasan Arena”, ndeshja e javës së 10-të mes Laçit dhe Kukësit, ku bardhezinjtë vijnë si pritës në qytetin e Elbasanit, pasi stadiumi i tyre është në një fazë rikonstruksioni. Ekipi i Mërgjyshit, pasi pësoi javën e kaluar humbjen e parë kundër Teutës, beson te kthesa, edhe pse përballë ka një ekip të vështirë si verilindorët e Kukësit.

Nga ana tjetër, Cungu dhe të tijtë, ka deklaruar se kënaqet vetëm me 3 pikët ndaj Laçit, ndërkohë që kërkon të fitojë këtë sfidë, pasi në fazën e parë u ndalën në një barazim 1-1.

14:00 | Laçi-Kukësi

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Najdenov, Berisha, Altinparmakovski, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra

Related posts

ARRESTOHET CONOR MCGREGOR/ Incident me celularin e një fansi

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Portugali-Azerbajxhan. Rezultati 1-0

Delo.autor

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Ronaldo drejt largimit, në Torino pritet afrimi i yllit të Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment