Futboll Premier League Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Mourinho e refuzoi, Ibrahimoviç i përgjigjet siç vetëm ai di

Kur një romancë e mundshme dështon, ka dy opsione: ai/ajo refuzon ose refuzohet. Ibrahimoviç i ka të dyja. Vetëm pak ditë më parë, Jose Mourinho tregoi se kishte minimumin e interesit për të rikthyer tek Mancheshter United 37-vjeçarin, por nuk vonoi edhe përgjigjja edhe Ibrës… sigurisht në mënyrën e tij.

Portugezi ishte kategorik: Nuk ka mundësi që kthimi i tij në ekip të konsiderohet. Dhe çfarë bëri Ibrahimoviç? Edhe ai e refuzoi, por duke mos nguruar të lartësojë shumë figurën e tij.

“Jo, unë nuk e shoh veten te Manchester United, jam këtu në Galaxy, një ndeshje të dielën, kjo është e gjitha ku dua të përqendrohem dhe ende kushtoj shumë, kështu që…”, tha Ibra.

Me pak fjalë, suedezi nuk e mendon të kthehet në “Old Trafford”, edhe nëse diskutohet një gjë e tillë tek drejtuesit e klubit. Sa i përket thashethemeve që kanë qarkulluar në javën e “El Clasico” ku shumë media spanjolle kanë shkruar se Real Madrid ka menduar blejë 37-vjeçarin, të paktën për një kohë të shkurtër, Ibra përfundoi intervistën e tij me një shaka, që lë hapësirë për hamendësime.

“Ika, sepse më duhet të përqendrohem në ndeshjen e ardhshme (referuar Barcelona- Real Madrid)”, përfundoi Ibra.

Related posts

U KURORËZUA ME ÇMIMIN SPORTISTI I VITIT NË POLONI/ Lewandowski: Tek Bayern nuk do të…

Delo.autor

VENDOSET HIREARKIA TEK “KATALANASIT”/ Koeman zgjedh liderët e Barcelonës, 4 kapitenët e ekipit

Delo.autor

Kupa e Botës/ Southgate: Anglia e përqafoi filozofinë time

Sadik.Autor

Leave a Comment