Sport Të tjera

“KAM ARRITUR TË GJITHA OBJEKTIVAT”/ Boksieri Wilder prapakthehu, merr vendimin për të ardhmen

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se mund të tërhiqet përfundimisht nga sporti pas dy humbjeve që pësoi ndaj Tyson Fury. 36-vjeçari pat deklaruar pak ditë më parë se ky moment do të përkojë me një start të ri në karrierën e tij, duke premtuar se do të rikthehet kampion bote, por duket se ka ndërruar mendje.

“Jam në dilemë për të ardhmen time, kam një miksim emocionesh. Kam arritur të gjitha objektivat në karrierën time. I thashë vajzës time kur ishte 1 vjeçe që do të bëhesha kampion dhe se do ta mbështesja. I arrita këto objektiva dhe shumë të tjera në jetën time, për të cilat nuk ndjej keqardhje”, tha Wilder.

“A duhet të vazhdoj më tej, apo të tërhiqem? I kam vërtetuar të gjithë se cili jam, çfarë jam në gjendje të bëj. Ndoshta duhet të fokusohem në objektiva të tjerë, duke nisur një rrugëtim të ri jashtë ringut”, u shpreh Wilder, 42 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në karrierë.

Related posts

SFIDA NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Martinez: Nuk kemi një plan për të ndalur Ronaldon

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus shkarkon trajnerin Sarri. Ja 3 kandidatët për ta zëvendësuar

Delo.autor

Perrie Edwards, partnerja e Chamberlain, tifoze e zjarrtë e Liverpoolit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment