Futboll Shqipëri Sport

TENSION NË VLORË/ Progni: As anësori nuk ishte i sigurt për golin e parë të anuluar

Futbollisti i Teutës, Gerhard Progni është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”. Ai tregoi se skuadra durrsake kishte shkuar për të marrë 3 pikë në Vlorë, por ashtu siç shkoi loja, skuadra e tij është e kënaqur edhe me një pikë.

“Kishim shkuar për të marrë 3 pikë. Kemi qenë gjithë kohës në presing lartë. Ashtu siç shkoi ndeshja, edhe me 1 pikë jemi të kënaqur.

Ishte vendimtar në këtë barazim arbitri? Unë kam qenë vetë protagonist aty duhet sikur po mbroj Teutën. As anësori vet nuk ishte i sigurt. Mund të kem gabuar tha anësori për golin e parë që u anulua për ofside. Te goli i dytë i anuluar, ishte e qartë që ishte dora. Edhe Torasa vetë i tha Bicit. Më pas e kthehu.

Tensionin e krijoi Flamurtari jo ne. Kisha 2 javë dhe iu thoja çunave të ekipit, që faulli i parë që do marr nga e majta, do godas poshtë. E parandjeva. E pata të vështirë të përshtatesha në fillim. Fola me trajnerin më pas dhe i thashë që dua këtë pozicion”, u shpreh Progni.

Related posts

Edgar Çani sfidon vetveten, kërkon me çdo kusht qëndrimin tek Partizani

Q.Autor

ISH-LOJTARI I BARCELONËS/ Stoichkov: Messi është një mit, më i mirë si person sesa si futbollist

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael: Antiterrori shoqëron 200 persona

Isa.Autor

Leave a Comment