Futboll Seria A Sport

LAZIO-INTER/ Supersfida e golave, emocioneve, spektaklit dhe e hamkamrrjes

Sfida që do të ulë siparin e e javës së 10-të kampionatit italian do të jetë ajo mes Lazios dhe Interit. Të dyja skuadrat vijnë nga një formë mjaft e mirë, ku në ndeshjet e fundit, ekipi nga Roma mundi 0-2 Parmën, ndërkohë zikaltrit fituan 1-0 derbin kundër Milanit. Një ndeshje direkte jo vetëm për vazhdimësinë në kampionat, por edhe për objektivin e kualifikimit në Champions League. Një sfidë jo vetëm mes Lazios dhe Interit, por edhe mes dy lojtarëve me më shumë gola në sezonin e shkuar të Serisë A, Ciro Immobile dhe Mauro Icardi. Të dy sulmuesit e mbyllën kampionatin vjet me nga 28 gola, dhe tani do të kërkojnë të udhëheqin ekipet respektive drejt fitores.

Interesant është fakti se kjo ndeshje nuk është mbyllur në barazim, në “Olimpico”, që prej vitit 2008, ku dy skuadrat kanë nga 5 fitore secila. Në rast suksesi, bardhekaltrit do të parakalonin ekipin e Spalletit, që renditet një vend më sipër me 1 pikë më shumë, ndërkohë zikaltrit do të kërkojnë të rrisin akoma më shumë diferencën me kundërshtarët. Tek Interi një mungesë tejet e rëndësishme do të jetë ajo e Radja Nainggolan, i cili pati një dëmtim muskular gjatë javën që shkoi kundër Milanit.

Ndërkohë, Lazio do të kërkojë të hakmerret për disfatën e sezonit të kaluar, ku i pa ti shpëtonte nga duart kualifikimi në Champions League, me ndeshjen që u luajt pikërisht në “Olimpico”. Në këtë përballje, gjithmonë ka pasur gola dhe emocione, e rrjedhimisht spektakli nuk pritet të mungojë.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kastrioti: Nisje e vrullshme e krutanëve, skuadra e Gegës në vështirësi (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA SHOKUESE/ Kjo është hera e fundit kur Reali pranoi tre gola në pjesën e parë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Vettel zbulon objektivin: Dua ta mposht Ferrarin që në garën e parë si rival

Delo.autor

Leave a Comment