Futboll Premier League Sport

I DËNUAR PËR TË FITUAR/ Dështimi i Ibrahimovic, jashtë play-off në mënyrë absurde (VIDEO)

Në një kampionat ku të gjithë shkojnë në play-off për titull, Zlatan Ibrahimovic ia del mbanë të eliminohet! Humor, por që në një farë mënyre batuta qëndron, sepse ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kampionatin amerikan është në kufijtë e absurdes.

LA Galaxy priste Houston Dynamo dhe me një fitore kualifikohej për në play-off, ndërsa përballë kishte një rival të eliminuar prej kohësh dhe me zero motivim.

Gjithçka e lehtë, mjafton të kesh në ekip një si Ibra, 22 gola në 27 ndeshje këtë sezon, apo jo? Pjesa e parë spektakël, Kamara 2 gola në minutat 27 e 30, Galaxy në avantazh 2-0 dhe festa kishte nisur.

HIGHLIGHTS: LA Galaxy vs. Houston Dynamo

LA Galaxy out. A Decision Day thriller saw the Houston Dynamo comeback to beat Zlatan Ibrahimović & company 3-2.

Gepostet von Major League Soccer (MLS) am Sonntag, 28. Oktober 2018

Në pjesën e dytë një dramë pa fund: Në minutat 57, 73 e 79 erdhi përmbysja e pabesueshme e Houston-it, ndërsa Galaxy shihte e pafuqishme t’i digjej ëndrra play-off.

Ibra nuk bëri dot asgjë për të evituar dështimin, që është edhe dështim personal i tij, sepse nuk do të mbahet mend thjesht për golat e shumtë që shënoi, por edhe për faktin se nuk e kualifikoi dot ekipin e tij, në një kampionat ku 12 nga 23 ekipet pjesëmarrëse avancojnë në play-off.

Me shumë gjasa ishte ndeshja e fundit në Amerikë për gjigantin suedez, i cili ka oferta nga gjithë bota dhe me shumë gjasa në janar kthehet në Europë.

 

 

Related posts

SPEKTAKËL NË “AIR ALBANIA”/ “Të kuqtë” të papërmbajtshëm, Çinari ndëshkon Kukësin me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

VEPRIMET E TRUMP DHE SHBA/ 2 shtete mund të bojkotojnë Botërorin

F.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Anchelotti me rrogë të “çmendur” te ekipi i ri

Delo.autor

Leave a Comment