Shqipëri

Ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares, Duka shpreh ngushëllimet

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të institucionit që drejton për ndarjen e sotme nga jeta t ëish-portierit të Dinamos dhe Kombëtares, Ilir Luarasi. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i futbollit shqiptar lartëson figurën e të ndjerit, duke e konsideruar humbje të madhe: “Thellësisht i prekur, më duhet të ndaj me ju të dashur miq të komunitetit të futbollit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-portierit të njohur të Dinamos dhe ekipit kombëtar, Ilir Luarasi.

Dëshiroj me këtë rast t’i shpreh familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur. Dëshiroj të shpreh edhe ngushëllimet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit të sportit më të dashur në vend. Iliri ishte një portier i talentuar, që luajti me sukses në mesin e viteve ‘70 deri në mesin e viteve ’80. Ai spikati me lojën e tij, duke u shpallur disa herë kampion dhe fitues i Kupës. Kujtimi i tij do të respektohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

Related posts

FORMA E SHKËLQYER/ Broja në “top 20%” të sulmuesve më të mirë, shqiptari troket fort në derën e Chelsea-t

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Nga Abrashi te Cikalleshi, ja futbollistët e Kombëtares që zbritën sot në fushë

Delo.autor

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Delo.autor

Leave a Comment