Futboll Shqipëri Sport

Olsi Rama: Skënderbeu e meritoi, prisja më shumë nga ekipi im. Rasti i Trashit…

Drejtori i ekipit të Partizanit, Olsi Rama, foli për mediat pas humbjes me Skënderbeun brenda në kryeqytet nga ku deklaroi:

Çfarë do të thotë kjo humbje ndaj një rivali direkt, kur te Partizani gjithçka po ecte shumë mirë?

Te Partizani vazhdojnë ecin mirë gjërat. Kjo humbje nuk më shqetëson, pasi kampionati është ende i gjatë. Prisja një lojë më të mirë nga ekipi, luajtëm u përpoqëm. Skënderbeu ishte i vendosur shumë mirë në fushë, dhe e meritoi fitoren.

Projekti juaj është ende në vazhdimësi, jeni me të rinj në fushë…

Është projekti i Partizanit, nuk është projekti im. Dhe nuk ishte vetëm për këtë ndeshje me Skënderbeun, është për këtë sezon, për kampionatin tjetër edhe më tej.

A ndikoi situata e krijuar pas pezullimit të Trashit në këtë humbje?

Unë shpresoj që të ndikojë për mirë në të ardhmen.

Titulli pse nuk përmendet?

Jemi në vendin e dytë, apo jo…

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË MBI MANCINI-N/ Presidenti i Federatës Italiane: Ju nuk e dini, por gjatë pandemisë…

Delo.autor

U MPOSHT NË FINALEN E KUPËS SË MBRETIT/ Por nuk do ta besoni notën që ka marrë Messi (FOTO)

Delo.autor

Juventusi bën presion për transferimin e Darmianit, kërkon me ngulm ta rikthejë në Itali

Q.Autor

Leave a Comment