Futboll Shqipëri Sport

SPECIALE/ SKËNDERBEU “VRAU” PARTIZANIN: “Shpata” e korcarëve është strategu SHEHI

Skëndërbeu zhvilloi një ndeshje të madhe ditën e djeshme duke zbritur nga froni Partizanin dhe tashmë kryeson kampionatin shqiptar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Orgest Shehi “korri” një fitore tejet të rëndësishmë dhe tregoi edhe një herë tjetër se ky Skëndërbe mbetet ekipi për tu mundur pamvarsisht dënimeve apo largimeve të lojtarve kryesor.

Skëndërbeu ka dominuar dekadën e fundit në futbollin shqiptar por gjithmonë ka patur financa të “shëndosha” dhe lojtarë cilsorë që janë mbështetur edhe nga një trajner me eksperincë.
E ndryshme është situata këtë sezon pasi ekipi përjetoi një shkundje të fortë pas dënimit nga instancat ligjore të “qeverisë së futbollit Europian”, FIFA.

E megjithatë ky ekip vijon të jetë “i bukur” dhe argëtues. Në momentin më të mirë të Partizanit vjen në kryeqyetet dhe i mer “kështjellën” një kundërshatri direkt për titull. Nga ky takim dolën disa rezultate që kanë apo lidhen drejtpërdrejt me reputacionin e trajnerit Orgest Shehi. Sezonin e shkuar ishte protagonist në fushë për juglindorët në cilësinë e kapitenit këtë vit mori frenat e skuadrës në një moment delikat.

Durrsaku ka treguar se ka një personalitet për tu admiruar, i ka mar maksimumin ekipit që ka në dispozicion edhe pse pati një fortunë largimish në fillim të sezonit. Të fitosh 2 herë më Partizanit nuk është pak aq më tepër ku fitoret vijnë nga stoli pra nga zëvëndësimet e tij. Ky Skëndërbe premton shumë pasi ka një trajnerë që po projektohet për të qenë i sukseshëm edhe jasht fushave të blerta.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“DISA VENDIME TË BËJNË BURRË”/ Donnarumma mesazh lamtumire për Milan: Ka ardhur koha që… (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES NDAJ ROMËS/ Marcelo: Isco? Duhet të shohesh se ku po dështon dhe të përmirësohesh

Isa.Autor

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment