Futboll Shqipëri Sport

JO VETËM TIFOZËT/ Partizani DISTANCOHET nga parulla raciste, nuk jemi për…

Pas “Ultras Guerrils”, edhe vetë klubi i kuq është distancuar nga banderola raciste, e shpalosur në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu 0-2, në të cilën shkruhej: “1 grek më pak është 1 bastard më pak”. Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e 15 herë kampionëve të Shqipërisë nënvizojnë:

“Falë masave të marra organizative, takimi Partizani-Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive, e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht, dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike (rasti i banderolës), të cilët nuk kanë lidhje me eventin sportiv dhe bien ndesh me politikat “fair-play” të klubit.

Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre. Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e kuqe, e cila me pjesëmarrjen e saj massive në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuroi një atmosferë të mrekullueshme”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TEK BAYERN/ Perisic flet si “bavarez”: Dua të fitoj me klubin kupën…

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Në qershor i skadon kontrata, Juventus gati sulmin për Di Marian

Delo.autor

SITUATË “SHPËRTHYESE” TEK BARCELONA/ Koeman lexon një deklaratë dhe braktis konferencën për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment