Futboll La Liga Sport

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Barcelona është dorëzuar me francezin Ousmane Dembele dhe është gati të dëgjojë oferta që në janar.

Ky lajm ka zgjuar interesin e klubeve të Ligës Premier me Chelsean, Arsenalin dhe Liverpoolin që kanë shfaqur interesin për shërbimet e 21-vjeçarit.

Mendohet se drejtuesit e Barças janë të shqetësuar për rendimentin e ulët, por edhe sjelljen e Dembeles, i cili 18 muaj më parë u ble për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Foto: FC Barcelona/Twitter

Sipas RAC1, hierarkia e Barcelonës kërkon të gjejë një klub tjetër për sulmuesin, i cili u vonua në ndeshjen me Interin.

Dembele mbërriti 25 minuta me vonesë në Camp Nou dhe si pasojë u la në stol për 90 minuta.

Fituesi i Kupës së Botës u rikthye në fushë në El Clasico.

Dembele duke festuar një gol me Messin (Getty Images)

Ai u fut nga banka dhe asistoi te goli i Arturo Vidalit në fitoren 5-1 të Barcelonëss ndaj Real Madrid.

Thuhet se klubi spanjoll kërkon të marrë afërsisht shifër e njëjtë që e harxhoi.

Related posts

E PABESUESHME/ Tyson FURY stërvitje me ARINJTË në prag të duelit me…(FOTO)

Isa.Autor

BULLGARI-ANGLI/ 4 gola dhe spektakël nga anglezët, por ndeshje rrezikon të… (FOTO)

Delo.autor

KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Reagon lojtari i Manchester City-t: Nuk mund të qëndroj larg, vendi im i përket… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment