Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Super ylli i Real Madridit me mesazh prekës për shkarkimin e Julen Lopeteguit

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, i ka thënë lamtumirë Julen Lopeteguin duke e postuar një mesazh emocionues në llogarinë e vet personale në rrjetin social Twitter, një ditë pasi spanjolli u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit.

Kroos e ka quajtur Lopeteguin trajner të madh dhe person madhështor derisa i ka thënë lamtumirë, pas vetëm dy muajve nën urdhrat e tij.

Më parë, marrëdhënia e Kroosit me Lopeteguin u vu në pikëpyetje pas deklaratave të gjermanit se nuk ishte i lumtur me rolin e ri në skuadër dhe pozitën në fushë, të cilin ia kishte ndërruar Lopetegui.

Megjithatë, Kroos i ka thënë lamtumirë atij me pendesë.

“Humbja më e madhe e lojtarëve është kur trajneri duhet të largohet, veçanërisht në këtë rast sepse ai është trajner i madh dhe person madhështor. Faleminderit Julen!”, shkroi Kroos në Twitter.

 

Related posts

PO SHKËLQEN/ “Derbi” italian mes Romës e Napolit për mbrojtësin më të shtrejntë “axurr”

Isa.Autor

“DUA TA PËRGËZOJ AI ËSHTË MË…”/ Ky gjest i SALAH e bëri të qajë JURGEN Kloppin

F.autor

I FIKSUAR PAS MAKINAVE LUKSOZE/ Ronaldo blen një “SUPER BISHË” më vlerë prej 1.6 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment