Moto GP Sport

Vinales del kundër Yamaha: Motori nuk më përshtatet

Vendi i dytë në garën e Çmimit të Madh të Amerikës ka rikthyer disi buzëqeshjen te piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, që në dy garat e para të Botërorit të Moto Gp ishte renditur larg podiumit. Por pavarësisht këtij rezultati arritur në pistën e Austin, piloti spanjoll është i pakënaqur nga motori. “Në testet dimërore testuam tipe të ndryshëm motorësh dhe në fund zgjodhëm atë më të fuqishmin, ndërsa motori tjetër ishte më e ëmbël, më i butë. Sigurisht që ai motor do të na kishte ndihmuar në gara të ndryshme, por nuk do të kishim kaq shumë fuqi”, tha Vinales.

Personalisht do të preferoja tipin tjetër të motorit, i përshtatet më shumë stilit tim të pilotimit, por nëse bashkë me Yamaha vendosëm për këtë tip motori, ishte një arsye…”, tha më tej piloti spanjoll, që duket folur për problemet që ka pikasur te motori i këtij sezoni shton edhe elektronikën. “Ky është sektori ku duhet të punojmë më shumë, ndërkohë që duhet të kuptojmë se si funksionojnë gomat. Gjithsesi, unë jam shumë i motivuar, po punoj e stërvitem shumë dhe mendoj se gjithçka është e mundur këtë sezon, pasi mund të dueloj për titull”, u shpreh Vinales.

Related posts

Nis super sfida Real Madrid-Bajern Mynih

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Dramë në Bukuresht, Gavranovic bën heroin dhe ndëshkon Francën (VIDEO)

Delo.autor

RRITEN SHQETËSIMET TEK “LOS BLANCOS”/ E pamundur për Real Madridin që të fitojë një…

Delo.autor

Leave a Comment