Futboll La Liga Sport

REAL MADRID HUMBET SHUMË/ Shkarkimi i Lopetegui “fundos” Perez

Real Madrid është klubi me më shumë torfe të fituar në botë, por këtë herë mund të vihet në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër. Shkarkimi i Lopetegui-t rrezikon t’i kushtojë shumë presidentit Florentino Perez.

Siç ka vënë në dukje “Mundo Deportivo”, në karrierën e tij si president, Perez ka shpenzuar rreth 25 milionë euro në dëmshpërblime dhe likuidime për trajnerët që kanë drejtuar skuadrën deri tani.

Por lamtumira e Lopetegui mund të transformohet në shkarkimin më të shtrenjtë të epokës Perez. Në fakt, nëse ish-trajneri i Spanjës nuk do të pranojë ta prishë kontratën dhe të presë skadencën e saj në 2021-in, Perez do të ishte i detyruar të paguante 36 milionë euro për një trajner që do ta përfitojë këtë shumë pa punuar.

Një rekord i vërtetë, që Perez shpreson të mos realizohet.

Related posts

Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në

Q.Autor

MERR FUND DOMINIMI/ Dortmundi me hap kampioni, ja pse verdhezinjtë e lënë pas Bajernin

Isa.Autor

Chievo synon kthesën, Udinese po shkëlqen me Oddo-n

Q.Autor

Leave a Comment