Futboll Seria A Sport

INTER PRANË BLERJES SË SLLOVAKUT/ Klubin dhe Skriniar i ndajnë 500,000€ nga rinovimi

Raportohet se ka një diferencë 500,000 euro mes kontratës së re të ofruar nga Inter dhe asaj që kërkon Milan Skriniar.

Zikaltrit kanë disa javë që po negociojnë me përfaqësuesit e mbrojtësit sllovak, por deri tani nuk është arritur marrëveshja.

Kontrata e Skriniar skadon më 2022, por klubi kërkon ta blindojë sa më shpejtë të jetë e mundur pasi shumë klube evropiane kanë treguar interes për të.

Sipas Quitidiano Sportivo, Skriniar do që t’i dyfishohet rroga aktuale në 3 mln euro, por Inter ofron vetëm 2.5 mln.

Si pasojë marrëveshja nuk është arritur akoma, megjithëse të dyja palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Statistikat flasin për CR7, po dyshja franceze shihet si favorite

Isa.Autor

Ylli i Tottenhamit zëvendëson Rakiticin

Q.Autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Messi kapet nga kamerat në një moment intim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment