Futboll Shqipëri Sport

KOMBËTARJA E KA HARRUAR/ Elis Bakaj gjen golin e radhës në Bjellorusi

Elis Bakaj nuk njeh limite, teksa këtë të mërkurë ka gjetur golin e radhës në Bjellorusi me skuadrën e Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte gol në minutën e 48` të takimit, në sfidën që Shakhtyor luajti kundër Vitebsk. Kjo është ndeshja e 26-të e kampionatit për këtë sezon në Bjellorusi, ndërsa Elis Bakaj është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e tij.

Goli i sotëm është i shtati në kampionat për Elis Bakaj. Kështu ai bëhet një nga golashënuesit aktual të kampionatit në Bjellorusi, pasi mban vendin e tetë në renditje me 7 gola, katër më pak se vendi i parë.

Sakaq Shakhtyor arriti të fitonte takimin e sotëm me rezultatin 2-1, pasi veç Elis Bakajt që shënoi golin e dytë, në pjesën e parë ishte Rybak ai që shënoi golin e parë në minutën e 37`. Miqtë shënuan në fund të takimit golin që ngushtoi shifrat, por pa cënuar tre pikët me shumë vlerë për Shakhtyor.

Kjo fiotre vjen ndaj një rivali direkt për zonën e Europës, pasi Shakhtyor Soligorsk tashmë merr vendin e dytë në renditje në kampionatin bjellorus me 54 pikë, ndërsa posht Shakhtyro është pikërisht rivali që mundi sot, Vitebsk me 53 pikë. Ndërkohë kampionati kryesohet nga Bate Borisov me 63 pikë.

Por edhe pse është duke kaluar formë të mirë në Bjellorusi, duke gjetur shumë herë golin dhe asistuar në disa të tjerë për shokët e skuadrës, sërish Elis Bakaj është anashkaluar nga trajneri Christian Panucci për kombëtaren. Në fakt për Shqipërinë duket luks të mos grumbullosh një lojtar të tillë në kombëtare.

Related posts

Juventusi sfidon klubet e Milanos dhe Napolin për yllin e Belgjikës

Sadik.Autor

PAS KOMUNIKATËS SË INTER PËR STADIUMIN E RI/ Kryebashkiaku i Milanos reagon: Dua të di kush janë investitorët

Delo.autor

U konfirmua se kishte arritur marrëveshjen me Liverpool, klubi i lojtarit hedh poshtë të gjitha zërat

Sadik.Autor

Leave a Comment