Sport Tennis

NADAL TËRHIQET NGA TURNEU I PARISIT/ Djokovic rikthehet “numri 1”

Pak minuta para ndeshjes ndaj Fernando Verdasco, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos dalë në fushë, duke u tërhequr nga turneu Masters i Parisit. Spanjolli, numri 1 në botë, ka vendosur të mos rrezikojë, pasi nuk ka rikuperuar ende 100% nga dëmtimi. Edhe pse Nadal është stërvitur rregullisht paraditen e sotme, ai ka preferuar të mos luajë dhe të vijojë stërvitjen për të qenë gati për finalet e turneut ATP Championship, që luhen pas 10 ditësh në Londër.

Kjo tërheqje i kushton shumë Nadal, pasi humbet kreun e renditjes botërore, aty ku nga dita e hënë do të ngjitet serbi Novak Djokovic. Ky i fundit është kualifikuar për në raundin e tretë të këtij turneu dhe praktikisht, pa djersitur shumë, rikthehet pas më shumë se dy vitesh si “numri 1” në botë. Organizatorët e Parisit kanë mbetur të zhgënjyer nga tërheqja e Nadal dhe vendin e tij sot e ka zënë Malek Jaziri, që do të luajë ndaj Verdasco.

Related posts

Tre ditë pasi festoi ditëlindjen, futbollisti gjendet i vdekur në park

Sadik.Autor

NJË VEPRIM KONTRAVERS/ Bale tallet keq me Real Madridin, pak orë para super sfidës në Champions (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Real e Inter programojnë shkëmbimin Icardi-Benzema

F.autor

Leave a Comment