Futboll Sport

HISTORIKE/ Finalja e Coppa Libertadores: Superclasico River Plate-Boca Juniors

Për herë të parë në histori finalja e Coppa Libertadores do të jetë një “Superclasico” River Plate-Boca Juniors. Pas kualifikimit të River Plate, që eliminoi mes polemikave për vendimet arbitrale skuadrën braziliane Gremio të Porto Alegres, arrin finalen edhe Boca, pasi barazoi 2-2 në Sao Paolo ndaj Palmeiras, teksa në sfidën e parë kishte fituar 2-0.

Argjentinasit kaluan në epërsi me Ramon Abila në minutën e 18-të, por në fillim të pjesës së dytë barazoi Luan Garcia Teixeira. Një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Gustavo Gomez i dhe avantazhin e përkohshëm Palmeirasit, para se Dario Benedetto të shënonte golin e fundit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2.

Derbi i dyfishtë i Beunos Airesit mes dy ekipeve rivale të përjetshme River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet me 7 dhe 28 nëntor. Skuadra fituese do të marrë pjesë në Botërorin për klube, që organizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 12 deri më 22 dhjetor.

Related posts

HABIT SULMUESI I MANCHESTER UNITED/Nuk e ka vendin e sigurtë në formacion, por kërkon të qëndrojë

Isa.Autor

Juve mbyll nënshkrimin me Emre Can, zyrtarizohet pas finales së Champions-it

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment