Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita merr kreun, Gjilani ngec në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja…

Ditën e sotme janë luajtur 3 ndeshjet e Superligës kosovare të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.

Drita priste në shtëpi Malishevën. Ishte Hoti që shkaktoi autogol duke ndëshkuar të tijët pa 14 minutash lojë. Ky 3 pikësh ishte i artë për Dritën që merr kreun e kampionatit.

Gjilani luante në transfertën e vështirë të Dukagjinit. Vendasit kaluan në avantazh me Ahmed Januzin i cili shënoi në minutën e 33-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhit e dukagjinësve. Në të dytën gjilanasit barazuan me Gerhard Prognin. Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë dhe të dy ekipet ndahen në barazim.

Fitore të rëndësishme mori dhe Llapi në trasnfertë. Ata mposhtën Ferronikelin me rezultatin e pastër 0-2. Për miqtë shënuan Fransisko Rivera në të 39-ën dhe Valmir Veliu në të 62-ën

Me këto rezultate Drita ngjitet për momentin në vendin e parë me 22 pikë, në pritje të Ballkanit. Gjilani zbret në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Llapi shkon në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara.

RREZULTATET E NDESHJEVE

Drita 1-0 Malisheva

Dukagjini 1-1 Gjilani

Ferronikeli 0-2 Llapi

RENDITJA 

Related posts

Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

Isa.Autor

RIVALË TË PËJETSHËM/ 100 gola të shënuara nga Messi dhe Ronaldo së bashku për 2018 (FOTO)

Delo.autor

TRANSFERIMI REKORD/ Blerja e lojtarit portugez fut Atletiko Madridin në telashe

Isa.Autor

Leave a Comment