Boks Sport

E MPOSHTI PËRPARA SHQIPTARËVE/ Turku nuk kërkon asnjë “lekë” për të mundur KETËN

Boksieri turk që u mposht nga shqiptari Ferit Keta i bën presion ish-rivalit të tij për t’u përballur sërish për revansh.

Fatih Mehmet Karakus ka vënë në lojë dy titujt e tij dhe premton se nuk dëshiron asnjë shpërblim financiar, vetëm dhe vetëm për t’u hakmarrë për humbjen në Dibër të Madhe.

“Unë e dua një ndeshje tjetër me të, sepse ajo e para nuk shkoi deri në fund. Këtë herë mund të ndeshemi në Mynih, Maqedoni, Shqipëri, ku të jetojë Ferit Keta dhe vëllezërit e tij. Për mua nuk ka asnjë farë rëndësie”, deklaroi Karakus.

Keta e mposhti në raundin e pestë në ndeshjen e 8 shtatorit duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit për fitore. Deri tani, Feriti nuk ka humbur asnjë ndeshje në karrierë duke i fituar të gjitha sfidat (11).

Related posts

Boston leksion Cleveland në finalen e parë të play off-it në Lindje

Sadik.Autor

Icardi buzëqesh, sulmuesi merr lajmin e madh në prag të Botërorit

Sadik.Autor

SKANDAL TRUKIMESH NË ITALI/ Policia arreston 3 persona mes tyre edhe një futbollist, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment