Futboll Premier League Sport

DHUNË NUK KA VETËM NË SHQIPËRI/ Sarri duhet ta GODASË këtë lojtar, ndoshta do luajë…

Historia e Alvaro Moratës me Chelsea është paksa e çuditshme. Sulmuesi nuk është bashkuar kurrë plotësisht, as me klubin dhe as me tifozët. Pavarësisht, tre golave në javët e fundit, ai nuk e ka justifikuar ende shifrën e lartë prej 70 milionë euro që është blerë nga Real Madrid dhe kjo jo për shkak të se i mungojnë cilësitë, por besimi në vetvete. Dhe pa besim, në Premier League vështirë se mund t’ia dalësh.

Legjenda e Chelseas, Pat Nevin në një intervistë për “LoveSport Radio”, është shprehur se Sarri duhet të punojë më tepër me Moratën në aspektin fizik, që t’u rezistojë sulmeve nga kundërshtari, përndryshe, sipas tij, golat do të vijojnë të mungojnë.

“Ku është problemi i Moratës? Në nevojën për t’i rezistuar sulmeve fizike. Ai është një sulmues i madh me një teknikë të shkëlqyeshme, por kjo nuk e bën atë një golashënues të madh. Prandaj ka nevojë që të përmisohet në këtë aspekt. Duhet të jesh i fortë fizikisht në duele”, u shpreh Nevin.

Për aq kohë sa ka kuptuar problemin, Pat Nevin ka edhe zgjidhjen. Ai mendon se “zemërimi” do e ndihmonte shumë Moratën që të jepte më të mirën në fushë, madje duke sugjeruar që Sarri ta “rrahë” përpara ndeshjes, pasi sipas tij, inati do t’i bënte mirë 25-vjeçarit.

“Nëse ai rrihet aq mirë, mbase para ndeshjes Sarri duhet ta gjuajë gjithmonë nga këmbët. Mbase mund të funksionojë”, përfundoi Pat Nevin.

Një ide që me siguri nuk do të kënaqë spanjollin, por që mund të argëtojë trajnerin.

Related posts

Mourinho dhe Klopp në garë për një madrilen

Sadik.Autor

ZGJODHI ARABINË SAUDITE/ Milinkovic-Savic: Jam i lumtur për pritjen, Al-Hilal ekip me traditë

F.autor

TENOVELA E “BOMBERAVE”/ Lukaku bën lëmsh rrjetin, por Juve fut në lojë edhe Vlahovic

F.autor

Leave a Comment