Futboll Seria A Sport

SIGUROI NJË BILETË HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Berat Gjimshiti cilësohet tek Atalanta si…

Atalanta ka mbyllur një kampionat që do ta mbajë mend gjatë. Bergamaskët ia dolën të renditeshin në vendin e tretë dhe si pasojë siguruan kualifikimin historik për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Pjesë e padiskutueshme e suksesit ishte Berat Gjimshiti. Mbrojtësi fitoi statusin e titullarit ndeshje pas ndeshjeje, ndërsa e kundërta ndodhi me portierin Berisha, i cili pasi e nisi si titullar e humbi më pas postin për t’u ulur në stol.

Duke parë suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit, kanë filluar opinionet për ata që ishin më të mirët në sezonin e lënë pas.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, nga gazetarët është cilësuar si zbulimi i këtij viti futbollistik.

Në përshkrimin e tyre, 26-vjeçari është vlerësuar për rritjen e tij taktike dhe personalitetin.

“Berat Gjimshiti është tek Atalanta prej viteve, por gjithnjë është huazuar dhe nuk ka qenë në grumbullim. Është thërritur në momentin e fundit dhe është rritur shumë në nivelin teknik dhe taktik. Në fillim nuk besoja shumë tek ai, por ka personalitet. Blerje më e mirë ndoshta edhe se Zapata”.

Ndërsa një tjetër gazetar më pranë Atalantës, shpreson që klubi të mos e shesë lojtarin.

“Për mua zbulim është Gjimshiti, sepse shkoi rastësisht në grumbullim dhe mund të largohej pasi kishte merkato. Shpresoj të mos largohet sepse ka personalitet dhe fizik, nuk ka shumë si ai në qarkullim”.

Related posts

SHIFART I JAPIN TË DREJTË/ Gabi: Nuk ka kuptim nëse Griezmann nuk e fiton Topin e Artë

Isa.Autor

MROJTJA NË KRIZË/ Milani e sheh zgjidhjen te lojtari i Chelseat

Isa.Autor

U-19, Superiore/ Vllaznia dhe Flamurtari në finale, ja ku luhet

Sadik.Autor

Leave a Comment