Futboll Seria A Sport

GATTUSO ME DHIMBJE KOKE/ Probleme muskulore për Biglian, ja kur rikthehet në fushë

Fitorja emocionuese në minutat shtesë riktheu entuziazmin dhe i dha 3 pikë Milanit në Serie A, por ndoshta nuk do të mjaftojë për të larguar disi fantazmat. Në një mbrëmje që korrespondoi edhe me festën e “shtrigave” (Halloween), skuadra kuqezi u imponua 2-1 ndaj Genoas, por gjithsesi me një faturë të kripur që shkon te lista e të dëmtuarve.

Milani iu bashkua Lazios në vendin e 4-t në renditjen e kampionatit italian, por humbi mesfushorin me shumë ndikim Lucas Biglia për të paktën një muaj. Trajneri Gattuso do të duhet të bëjë llogaritë pa futbollistin argjentinas, me këtë të fundit që pësoi një problem muskulor në pulpën e djathtë.

Lucas Biglia nuk do të mund të jetë në dispozicion për superndeshjen ndaj Juventusit, më 11 nëntor, e rikthimi në fushë do të jetë pas pushimit në favor të kombëtareve.

Kështu, Milani privohet nga një tjetër lojtar, pas dëmtimit të rëndë të Caldarës, që mbylli sezonin para kohe pas problemeve me tendinën. Ndërkohë, në “bokse” mbetet edhe Calabria, për dëmtimin në kavilje, ndërsa për ndeshjen ndaj Udineses do të rikuperohet Bonaventura.

Related posts

MBI TË ARDHMEN E MESFUSHORIT IMBORGIA/ Menaxheri i lojtarit të Serisë A: Juventus ka arritur marrëveshjen për çmimin

Delo.autor

NBA/ LeBron James paralajmëron rivalët: Sezonin tjetër, Lakers më të fortë se këtë vit

Delo.autor

NUK KA FITUES NË DERBIN E ITALISË/ CR7 shënon golin special, Juventus i thotë lamtumirë rekordit

Delo.autor

Leave a Comment