Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Nga IBRA tek SILVA: Ja lista e merkatos së JANARIT tek MILANI

Emergjenca bën që kuqezinjtë të hedhin sytë nga merkato e janarit. Ekuacioni është i qartë, por për Milan-in çdo gjë e detyron që të shkojë drejt merkatos së janarit. Me lojtarët që ka në dispozicion i duhet që të bëjë afrime për të rikthyer “Djallin” në Champions League.

Me dëmtimet e fundit, trajneri Gattuso nuk ka mundësi për të kombinuar. Kështu që lind detyra që të kërkohen lojtarë, teksa për momentin rrezikohen objektivat sezonalë. Aktualisht sulmi është në duart e dyshes Higuain – Cutrone, por që thashethemet janë shpërndarë gjithandej se kuqezinjtë duan Zlatan Ibrahimoviç për të siguruar golat për fazën e dytë të kampionatit. Por, për të arritur në Champions League nuk mjafton vetëm Ibra, kështu që lista është e gjatë.

Me dëmtimin e Biglias, kuqezinjtë kanë nisur gjuetinë për të afruar një mesfushor cilësor. Në Spanjë flasin për Denis Suarezin, ndërkohë që edhe Rabiot, Ramsey dhe Fabregas janë në listën e drejtuesve të Milan-it për t’i afruar në të ardhmen.

Për mbrojtjen është mirë që vështrimi të hidhet drejt Brazilit, ku Rodrigo Caio është lojtari më ideal, qoftë për faktin se ka pasaportë italiane. Megjithatë, nuk hidhen poshtë alternativa si Rugani e Benatia që tashmë nuk janë thjesht ide të kuqezinjve. Edhe Thiago Silva është një emër që kuqezinjtë e kanë në orbitën e tyre, megjithatë, më 1 janar do të shihet puna e drejtuesve të rinj të Milanit.

Related posts

NEYMAR DHE HAZARD TE REALI/ Perez po bën realitet çmendurinë e verës

Delo.autor

Ja cili do të jetë gjyqtari i parë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

REAL- BAYERN/ Marselo luan hendboll në zonë, arbitri e fal dhe acaron gjermanët! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment