Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i FLAMURTARIT i kënaqur: Bushiç duhet të godasë… Veliu? Nuk ka futbollist ta…

Ilir Daja ka folur pas fitores 2-1 kundër Kukësit. Trajneri i Flamurtarit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Në një fushë që në këtë momente është pak e rënduar, nëse nuk sakrifikon nuk jep dot maksimumin. Kemi pasur ekuilibër. Shkojmë një hap më përpara nga ajo që bëmë me Teutën. Të them të drejtën në këto 3 javët e fundit, kemi 2 fitore dhe 1 barazim. Pra kemi rikuperuar në drejtim të pikëve. Këtë lojë që kemi bërë sot, duhet ta bëjmë dhe në të ardhmen. Duhet edhe vazhdimësia për të marrë atë që duam.

Pavarësisht se Bushiç është golashënuesi më i mirë i ekipit, i kërkojmë që shpesh të bëjë zgjidhjen e vet indivduale. Është lojtar altruist. Do të na duhet që edhe vetë ai të marrë përsipër të gjuajë drejt portës kur nuk ka pika pasimi.

Brenda një skuadre duhet të ketë disa alternativa. Besoj se sot funksionoi. Edhe kërkesa që do të kemi ne nuk do të jetë njësoj si në ndeshjet brenda apo edhe ato jashtë. Të paktën kemi një shfaqje pozitive me këtë lloj vendosje ose rolesh.

Nuk kam pasur gjë me Teutën sepse Teuta nuk vodhi gjë. Ajo që ishte që shumë kartona në atë ndeshje kanë qenë të pamerituara. Sot, gjyqtarit i thashë bravo, por ishte dolëshuar në disa raste në momentet e kartonave të verdhë. Nuk e kam pasur në adresë të Teutës, ai që ka luajtur futboll, sidomos ai që është mbrojtës sfumohet në momentet e ndërhyrjeve. Kemi montuar videot e asaj ndeshje që edhe të mund të rikuperojmë veten tonë.

Franc Veliu është lojtar me eksperiencë dhe kur kthehet në formë, s’mund ta ndalë askush. Jo vetëm që ka luajtur mirë, por e ka mbajtur mirë nivelin. Futbollistët me eksperiencë duhet t’i kërkojmë më shumë. Nëse vazhdon kështu është forcë e shtuar e skuadrës sonë”, përfundoi ai.

Related posts

Kombëtaret e volejbollit nisin grumbullimin në prag të Ligës së Europës

Sadik.Autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ I mjafton 2 minuta lojë, De Bruyne zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

RRUFEJA GODET AVIONIN GJATË UDHËTIMIT/ Momente TMERRI për Hertha Berlin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment