Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ REALI VENDOS PËR TRAJNERIN. Javë e “nxehtë” për kampionët e Europës

Real Madrid për momentin ka një trajner të përkohshëm, sikurse është Santiago Solari, i cili do të drejtojë skuadrën në ditën ne nesërme në kampionat ndaj Valadolid. Përpara kësaj sfide tekniku është shprehur ndër të tjera se nuk mendon aspak nëse do të jetë trajneri i skuadrës së parë edhe në vazhdim, pasi për të më e rëndësishme është vetëm sfida e radhës.

“Nuk më shqetëson aspak ky fakt. Ajo që ka më shumë rëndësi është vetëm ndeshja e radhës”, është shprehur Solari.

Kjo javë pritet të jetë shumë interesante në “Santiago Bernabeu”, sepse drejtuesit e skuadrës mund të vendosin për emërimin e një tekniku që do të udhëheqë skuadrën në vazhdim.

Related posts

Dalic: Ndalëm Messi dhe Eriksen, tani e ka radhën Harry Kane

Isa.Autor

NBA/ Pas eliminimit nga play off, Houston mbetet edhe pa trajner

Delo.autor

Xherdan Shaqiri në mesin e yjeve në Premierligë për të fituar një çmim, votoni…! (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment