Futboll Premier League

Carroll te Chelsea, tifozët kërcënojnë të djegin qytetin

Tashmë është zyrtare, tifozët  e Chelsea-t nuk duan ta shohin sulmuesin e West Ham Andy Carroll te Chelsea.

Në media është raportuar ditët e fundit se Blutë e Londrës janë duke negociuar me West Ham për transferimin e anglezit, diçka që ka ndezur një zhgënjim të madh te tifozët e Chelsea-t, sipas Football.London.

Megjithëse është sugjeruar se Carroll do të shkonte te Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit, por mesa duket Hammers nuk janë të kënaqur me atë propozim dhe është gati të heqë dorë prej sulmuesit vetëm në mënyrë përfundimtare.

Sky Sports pretendon se West Ham do të lejojë sulmuesin të largohet nëse një klub ofron 24 mln euro.

Por teksa bisedimet janë duke vazhduar, tifozët e Chelsea-t kanë kërcënuar klubin e zemrës në Twitter duke thënë se do të djegin librarinë kombëtare nëse transferimi zyrtarizohet.

Related posts

INTER-LAZIO/ Bastoni mposht portierin Strakosha me një goditje të fuqishme nga ditstanca (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-WEST HAM/ “Qytetarët” kalojnë në epërsi, shënon Aguero me 11-metërsh

Delo.autor

SHPALLET “LOJTARI I NDESHJES”/ Ylli i Chelsea-t: E dua sërish Botërorin

Delo.autor

Leave a Comment