Futboll Shqipëri Sport

SKANDALOZE/ Frikë nga kontestimet: FSHF nuk publikon gjyqtarët e Superiores (FOTO)

Situata absurde që krijoi me gjyqtarin e ndeshjes Kukësi-Flamurtari, ka shtyrë FSHF-në që të mos publikojë emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e mbetura të javës së 11 të Superiores. Institucioni i futbollit kishte vendosur Blerim Zirin si kryesor në ndeshjen që u luajt në Kamzë, duke anashkaluar faktin se gjyqtari ishte kushëri me një nga drejtuesit e Kukësit.

FSHF u përball me kontestimet e klubit të Flamurtarit i cili me të drejtë kërkonte ndryshimin e Zirit për konflikt të hapur interesi pasi kishte lidhje farefisnore me Ramadan Ndreun. Ndaj nga Sektori i Gjykimit u vendos që të ndryshohej ai dhe ndeshjen e fituar 2-1 nga Flamurtari e drejtoi Olsi Sokoli.

Për të evituar ngjarje të ngjashme me gjyqtarë që kontestohen nga palët që një ditë para ndeshjeve duke i detyruar t’i ndryshojë, FSHF ka vendosur që të mos bëjë publike si zakonisht në faqen e saj në internet emrat e caktuar për ndeshjet e të shtunës. Kësisoj, për tre takimet e mbetura nga kjo javë, në faqen e FSHF-së gjen vetëm emrat e atyre që janë delegatët ose vëzhguesit e caktuar për të ndjekur mbarëvajtjen e takimit.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Conte nuk heq dorë nga mbrojtësi i Premier, por ja kushti që duhet të plotësojë…

Delo.autor

Emery i kënaqur me merkaton, por planifikon edhe një përforcim tek Arsenali

Isa.Autor

KATAR 2022/ “Air Albania” pritet “zjarr”, Shqipëria “presion” Polonisë me tifozë

Delo.autor

Leave a Comment