Futboll Seria A Sport

KA EDHE KËSHTU/ 5-1 nuk e lumturon Ancelottin: Empoli luajti më mirë se Napoli

Një fitore e rëndësishme në kampionatin italian për Napolin e Ancelottit, i cili mundi Empolin 5-1 dhe përkohësisht është -3 pikë nga Juventusi. Pavarësisht nga rezultati, performanca e ekipit të tij nuk i pëlqeu “Carletto”, i cili tha pas ndeshjes:

“Jam më shumë i zemëruar se i lumtur. Rezultati thotë se kemi bërë një lojë të mirë, por në realitet, fusha tregoi se Empoli luajti më mirë se ne. U shpërblyem me gola, pavarësisht të gjitha vështirësive të rastit”.

Ancelotti ka lavdërime vetëm për Mertens, autor i një “hat-trick”-u: “Kemi pasur meritën për të qenë efektivë përpara dhe në kundërsulm. Kemi përfituar nga momenti i madh i Mertens. Ai është i rëndësishëm për ne”.

Kundër PSG-së, në Champions, sulmit napoletan do të përbëhet, pothuajse me siguri, nga Insigne dhe Mertens. “Do të shohim se kush do të luajë në atë ndeshje. Insigne-Mertens është një duet i vështirë për t’u lënë jashtë, por Milik ka provuar të jetë shënues edhe në 10 minuta”, – shtoi Ancelotti.

Champions-i në këtë kohë është prioritet: “Qëllimi ynë është të jemi konkurrues në të gjitha frontet. Kampionati është i gjatë, është e rëndësishme të jemi afër kreut. Sa për Ligën e Kampionëve, padyshim do të jetë ndeshje vendimtare të martën e ardhshme”.

Related posts

PIQUE “OFENDON” sërish MESSIN: Barcelona mund të fitojë edhe pa “PLESHTIN” (FOTO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Teuta me risi në fushë, Aleksi bëhet trajner me letër në dorë (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHON “LËKURË”/ Atletico Madrid prezanton fanellat për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment