Kategoria Superiore Shqipëri

Dejvi Bregu, “xhevahiri” tjetër i Luftëtarit që ka një ofertë të parefuzueshme

Edhe pse vetë Dejvi Bregu e mohon, në klubin e Skënderbeut janë të sigurt se kanë blerë kartonin e futbollistit te Luftëtari.

Në fakt, vetë mesfushori i talentuar vlonjat gjatë kësaj periudhe ka qenë në negociata të vazhdueshme me klube jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Austri dhe Qipro.

Matersburgu i ka bërë një ofertë të parefuzueshme, teksa kërkon ta marrë me parametra zero në verë duke qenë se vlonjatit i përfundon kontrata me Luftëtarin. Një situatë disi e çuditshme, pasi vetë klubet nuk e zyrtarizojnë marrëveshjen për Bregun.

Ndryshe qëndron çështja e Abazajt, i cili ka dalë hapur duke konfirmuar se ka firmosur një marrëveshje me klubin e Skënderbeut. Vlonjati ka thënë vazhdimisht se do të vazhdojë me Luftëtarin dhe se e ardhmja e tij do të mësohet vetëm në muajin maj, kur mbyllet kampionati.

Related posts

LLULLAKU NË FORMË TË SHKËLQYER/ I shënon dhe Kluzhit në Rumani (VIDEO)

Isa.Autor

MIQËSORE/ Laçi “tërmet” 7 ballë Strugës, shkëlqen blerja e re me një dopietë

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR BRESCIA/ Ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Delo.autor

Leave a Comment