Futboll La Liga Sport

SHIFART I JAPIN TË DREJTË/ Gabi: Nuk ka kuptim nëse Griezmann nuk e fiton Topin e Artë

Ish-mesfushori i Atletico Madridit, Gabi, ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për superyllin, Antoine Griezmann. Mesfushori që ka luajtur më parë me Griezmannin, ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për francezin duke thënë se ai meriton Topin e Artë.

Madje Gabi ka thënë se Griezmann nëse nuk e fiton Topin e Artë atëherë nuk ka asgjë kuptim.
“Nëse ata nuk ja japin Topin e Artë atij këtë vit, atëherë unë nuk do të kuptoj asgjë”. “Për shembull Cannavaro e fitoi Topin e Artë sepse e fitoi Kupën e Botës dhe askush nuk ka fituar më shumë se Griezmanni këtë vit”, shkruan teg.

“Ai fitoi Kupën e Botës, fitoi Superkupën, Europa League dhe ka qenë më i miri në finale, ai fitoi shumë. Mendoj se nëse Griezmanni nuk fiton, atëherë Topi i Artë nuk ka kuptim”, deklaroi Gabi.

Related posts

“VITIN E KALUAR DOJA TË LARGOHESHA NGA LIVERPOOL”/ Shaqiri: Ja si Klopp nuk më lejoi të kthehesha në Itali

Delo.autor

Sharapova: Nuk do të bëhem kurrë mike me Serenën

Sadik.Autor

Shkëlqeu në Botëror/ Evertoni kërkon të blindojë portierin anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment