Futboll Ligue 1 Sport

FLET LEGJENDA E BARÇËS XAVI/ “Neymari mund të bëhet si Messi, e jo Mbappe“

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, duhet të pjekët për t’u bërë futbollist elitar, si dhe ka shtuar se Neymari ka mundësi më të mëdha për t’u bërë si Lionel Messi.

Përkundër moshës së tij, Mbappe është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht gjatë muajve të fundit pasi u bë adoleshenti i parë që nga Pele në vitin 1958, i cili arriti të shënonte gol në finalen e Kupës së Botës, ku ai triumfoi bashkë me Kombëtaren e Francës, transmeton Gazeta Express.

Goli që Mbappe e shënoi në ndeshjen ndaj Marseille, ku hyri në ndeshje vetëm nga minuta e 62-të, u bë goli i dhjetë për 19-vjeçarin në këtë sezon. Ai gjithashtu ka arritur t’i bëjë edhe tre asiste në vetëm 522 minuta lojë.

Kjo statistikë e bën Mbappen lojtarin më vendimtar në të gjitha ligat evropiane për këtë sezon, kështu që nuk është habitëse që ai ka edhe statistikat më të mira në Ligue 1, me vlerësim prej 91.8 pikëve, në krahasim me Neymarin në vend të dytë, i cili ka 85.2 pikë.

“Ai është lojtar shumë superior sa i përket aspektit fizik. Është mbresëlënëse se si në moshën e tij ai i ka këto diferenca, por ai mund të ngecë më vonë, është shumë e vështirë të parashikohet”, ka thënë Xavi.

“Ai ende nuk e ka maturinë e nevojshme në futboll, por mund të bëhet një lojtar i mirë. Ai është shumë i fuqishëm, por kjo nuk punon gjithmonë kështu në futbollin elitar, ai duhet të mësojë se si të mendojë”.

“Me aq sa kam parë, Neymari është lojtari i cili mund të jetë më shumë si Messi, nëse e arrin maturinë e duhur”.

Related posts

Gattuso mbyll merkaton e Milanit: Besojmë verbërisht te këta lojtarë

Q.Autor

BARCELONA “FËRKON” DUART/ Pret milionat nga shitja e fantazistit brazilian

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari, Skemë fantastike. Skuadra e Cungut dyfishon shifrat në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment