Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA NDAJ SKËNDERBEUT/ Armando Cungu: Shpresojmë t’i kthejmë reston Korçës nesër, do luajmë për…

E premtja rezervon një supersfidë në Superiore, sepse Kukësi do të presë në Kamzë Skënderbeun dhe është një nga ato përballje që vlen shumë, sidomos duke parë momentin dhe renditjen e dy ekipeve.

Trajneri Armando Cungu në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur për kundërshtarin, por edhe për problemet e brendshme të Kukësit, nga dëmtimet e deri te çështja Musolli.

SFIDA E RADHËS – “Shpresojmë t’i kthejmë reston Korçës nesër, do luajmë natyrisht vetëm për fitore. Kemi disa shqetësime të vogla, si zakonisht, por ekipi është në një moment të mirë dhe çdo lojtar duhet të shfrytëzojë mundësinë kur i jepet”.

TITULLI – “Sa më shumë javë ikin, aq më shumë pikë duhen grumbulluar për të shkuar aty ku duam. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. E respektojmë, por nuk i druhemi asnjë kundërshtari”.

MUNGESAT – “Skënderbeut i mungon vetëm Radas, por që kur kam ardhur te Kukësi na kanë munguar shumë Radas. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej gati tre muajsh. Këtu është një koncept i gabuar, që kur lojtari fiton formën fizike është gati. Unë mendoj disi më ndryshe. Është tjetër gjë të kesh formë fizike, tjetër gjë të kesh formë sportive. Gradualisht duhet t’i japim minutat për t’u ambientuar. Por edhe nuk duhet të gabojmë si herën e parë, që qëndroi gati një muaj e gjysmë jashtë. Shkodra? Ka marrë një goditje ndaj Kamzës, e provoi në Gjirokastër, por e pashë që kishte probleme dhe e ndërrova. Do shohim stërvitjen e fundit dhe me stafin mjekësor do marrim vendimin e duhur”.

REXHINALDO – “Nuk ka asnjë çështje Rexhinaldo. Ai ka pasur një shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur mirë dhe në fushë nuk kursehet. Nuk më ka pëlqyer aspak që është bërë lajm dite. Nuk ka lidhje me lindjen e fëmijës, i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastër. Pastaj erdhi me dëshirën e vet për të luajtur, gjë për të cilën e kemi falënderuar. Si trajner ju them që ai prej 2-3 javësh më ka thënë për shqetësimin e vet. Ai është nga ata që jep maksimumin në fushë dhe në stërvitje. Nuk ka shfaqur problematika serioze. Ka luajtur edhe në Kamzë, në terren të rënduar, ka luajtur edhe në Gjirokastër. Pas ekzaminimeve ka rezultuar një traumë e lehtë, diçka normale për mënyrën e tij të lojës. Mund ta ketë pasur që përpara. Nuk ka diçka serioze, këto janë fjalët e mjekëve. Nesër do shohim situatën”.

ÇËSHTJA MUSOLLI – “E kam thënë edhe më parë, nuk dija asgjë. Kur po kthehesha nga stërvitja e mora vesh. Musollit i duhej kohë për rikuperimin. Çdo gjë është lënë e hapur, kjo është ajo që mund të them. Fakti që ai vetë më klubin ishin dakord për të qenë sërish pjesë e Kukësit. Ai është një emblemë këtu, shpirtin e ka te Kukësi. Edhe pse i janë bërë oferta nga shumë ekipe, e doja edhe unë kur isha në ekipe të tjera. Ai nuk e ka tradhtuar kurrë Kukësin dhe kjo do të thotë shumë. Jam i lumtur që në janar do e kem nën urdhra”.

Related posts

“MJAFT ME ATO FOTO…”/ Talenti që po çmend Italinë kapet me mamanë

Delo.autor

“E KEMI THËNË DISA HERË QË…”/ E vërteta rreth largimit të Havertz, Bayer Leverkusen sqaron gjithçka

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “KUQEZIVE”/ Flet Mesfushori Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë, Mbappe është..

Delo.autor

Leave a Comment