Futboll Sport

SUKSESI I PARË SI TRAJNER I MEKSIKËS/ Maradona shkon në play-off!

Diego Armando Maradona ka regjistruar suksesin e parë në Meksikë, duke marrë hak në një farë mënyre ndaj atyre që e kritikuan kur mori drejtimin e Dorados, klubi meksikan i divizionit të dytë.

Ish-Pibe de Oro e mori Dorados kur skuadra modeste ishte në vendet e fundit në renditje, ndërsa më pas ecuria ka qenë e shkëlqyer dhe fitorja e arritur këtë fundjavë në fushën e Venados ka vlejtur një vend në play-off për ngjitje në divizionin e parë, një javë para përfundimit të sezonit të rregullt.

“Jemi gati të përballemi si të barabartë me këdo”, deklaronte Maradona pas ndeshjes, ndërsa deri tani ka 6 fitore e një humbje në 7 ndeshje.

Të shtunën e ardhshme ndeshja e fundit e sezonit të rregullt, që duhet fituar për një short të favorshëm në play-off, ndërsa Dorados ëndërron elitën.

Related posts

Arsenali vëzhgoi nga afër Koulibalyn dhe Insignen

Q.Autor

BOMBASTIKE DHE NUDO/ Kira Mayer në telashe, katranos gjithçka (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Fillon përçarja tek PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin

Delo.autor

Leave a Comment