Futboll Premier League Sport

ARSENAL-LIVERPOOL, NDESHJA E DITËS/ Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër Liverpoolit të Shaqirit (FORMACIONET)

Java e 11-të e Premierligës vjen me një super ndeshje mes Arsenalit dhe Liverpoolit, ku për ekipet e tyre do të jenë tre futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi për Arsenalin dhe Xherdan Shaqiri për Liverpoolin, i cili nuk është për skuadrën e tij.

Liverpooli do të tentojë ta fitojë këtë ndeshje si mysafir, për ta vazhduar ecurinë pa asnjë humbje në këtë sezon të Premierligës. Triumfi në këtë ndeshje do t’i mundësonte skuadrës së Jurgen Kloppit të vazhdonin garën me Manchester Cityn për vendin e parë në tabelë, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, edhe topçinjtë kanë arritur ta sigurojnë një ecuri prej 12 ndeshjeve pa asnjë humbje, pasi e kishin filluar sezonin në mënyrë jo shumë të mirë, duke pësuar disfatë ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë mjaft interesante gjatë viteve të fundit. Sezonin e kaluar në Anfield, Liverpooli e shkatërroi Arsenalin me rezultat 4-0, ndërsa ndeshja kthyese në Emirates ishte mjaft dramatike dhe përfundoi me rezultat 3-3.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Arsenal:

Liverpool:

Related posts

E BUJSHME/ Detaji i fundit i Mbappe dhe Leonardos në stërvitje të PSG-së që e ka alarmuar Realin

Delo.autor

FORMULA 1/ Akuza që po bën xhiron e botës, Hamilton: Kjo garë është e trukuar (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Barak Bakhar i druhet: Nuk e njohim aspak këtë ekip dhe kjo…

Delo.autor

Leave a Comment