Futboll Seria A Sport

EKIPI RIVAL SERIOZ I JUVES/ Spalletti ngre në qiell heronjtë shpërthyes të Interit

Luciano Spalletti ka folur me superlativa për lojtarët që i dhuruan Interit fitoren 5-0 ndaj Genoa-s. Tashmë që zikaltrit kanë fituar 7 javë rresht në Seria A, trajneri i tyre me të drejtë ka filluar të thur lëvdata për futbollistët e tij.

“Ne duhet gjithmonë të fillojmë me një gërricje në çdo lojë dhe të punojmë shumë, sepse nëse nuk mbajmë mentalitetin solid, nuk mund të bëjmë mirë,”-ka thënë trajneri për Sky Sport Italia.

“Skuadra ka sjelljen e duhur, punon si skuadër, duke presuar lartë dhe sulmuesit ndihmojnë edhe në mbrojtje. Kjo lloj qasje nuk shpërblehet shpesh me rezultat. Kënaqësia më e madhe ishte të shihja 70.000 njerëz në stadium sot, që kënaqeshin me paraqitjen tonë. Ata na treguan besimin e tyre sezonin e kaluar dhe vazhduan të vinin, duke treguar dashurinë e tyre për ngjyrat e klubit në pritje të shpëtimit. ”

“Futbolli nuk ndryshon shumë. Është thelbësore të posedohet topi dhe ndihesh rehat me të. Presioni nga mbrojtja jonë, shkakton probleme të taktikat e kundërshtarit dhe na krijon mundësinë të gjejmë cilësitë e individëve. Nëse shënon pas një periudhe të mirë posedimi, kjo është edhe më mirë.

Interi bëri rotacion të skuadrës para përballjes së Champions League me Barcelonën, por Gagliardini dhe Joan Mario lanë shenjat e tyre.

“Kur e lash jashtë Gagliardini në ndeshjen me Lazio, ai u zhgënjye. Ai është jashtë listës së skuadrës për Champions League, por tregoi sa shumë dëshironte të ndihmonte ekipin duke dhënë kontributin e tij. Nëse ai do të kishte ardhur në stërvitje i zhgënjyer me kokën ulur, atëherë s’do të kishte performuar ashtu. Ai u shpërblye për profesionalizmin e tij, ashtu si Joao Mario dhe Dalbert. Ky i fundit mund të bëjë gabime nga ankthi me lëvizje të lehta, por jam i kënaqur për performancën e tij të mirë sot dhe mendoj se mund të ndihmojë.”

Related posts

E PABESUAESHME/ Manchester United fiton më shumë nëse Interi shet Romelu Lukakun

Delo.autor

Bëri historinë në Kupën e Botës/ Ish-trajneri i DINAMOS në “radarët” e gjigantëve botërorë

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ FSHF nxjerr në shitje biletat për Izraelin, ka çmime interesante

Isa.Autor

Leave a Comment