Futboll Ligue 1 Sport

LOJTARI NGISTE MAKINËN I DEHUR/ Ylli i PSG-së në telashe me drejtësinë franceze

Problemet me drejtësinë janë kthyer në një trend nga futbollistët, të cilët shpesh përballen me akuza si prishje të qetësisë publike apo ngarje të makinës në gjendje të dehur.

I fundit, që ka rënë në duart e uniformave blu ka qënë mesfushori i PSG-së, Marco Verratti. Gjatë një kontrolli rutinë të policisë franceze, këto të fundit identifikojnë makinën e italianit si të dyshimtë dhe në testin anti-alkool, Verratti dëshon.

Ai u arrestua në orën 12:00 në periferi të Parisit me një nivel alkooli në gjak prej 0.49 gram për litër, i cili është pothuajse dyfishi i kufirit ligjor prej 0.25 gram për litër, sipas gazetës franceze “L’Equipe”.

Incidenti u konfirmua nga kampionët francezë në një deklaratë të lëshuar të premten.

“Në bazë të rregullave të zbatueshme në kontratat e të gjithë lojtarëve tanë, ai do të ketë një pjesë të bonusit mujor etik të tërhequr. Kjo është për tu kujtuar lojtarëve sjelljen shembullore që ata duhet të tregojnë. Lojtari ka qenë gjithashtu i detyruar të kërkojë falje në hierarkinë dhe stafin e klubit.“-thuhet në deklaratën e PSG-së.

Related posts

ZBULON IDHULLIN E DIKURSHËM/ Coman: Unë, Riberi i ardhshëm? Jo, jam vetvetja

Delo.autor

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Talenti Chiesa dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij…

Delo.autor

HYSAJ E GJIMSHITI TITULLARË/ Buzëqesh Sylvinho, legjionarët shkëlqejnë në Seri A

F.autor

Leave a Comment