Drejtuesit e Lazios vëzhgojnë me kujdes tregun e lojtarëve, në kërkim të një emri që do të pasuronte organikën e trajnerit Inzaghi. I fundit që përmendet në shtëpinë bardhklatër është ai i mesfushorit të Athletic Bilbaos, Iker Munian. 26-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa ka një klazuolë prej 45 milionë eurosh. Por duke patur parasysh përfundimin e kontratës, dhe për të mos e humbur me parametra zero, klubi bask mund të ul pretendimet dhe me hapjen e merkatos së janarit mes dy klubeve mund të nisin negociatat.
Related posts
Click to comment