Futboll Premier League

Mkhitaryan, lojtari që thotë me përpikëri të njëjtën gjë sa herë që ndërron klub

Çfarë do të dëgjojë një tifoz kur një lojtar i ri i bashkohet klubit?

Që ka qenë një ëndërr të luash për klubin dhe gjatë gjithë jetës së tij nuk ka dashur asgjë tjetër më shumë.

Dhe Henrikh Mkhitaryan e di shumë mirë këtë, dhe ia arrin gjithmonë të kënaqë tifozët e rinj.

Mesfushori armen bëri transferimin te Arsenal me Alexis Sanchez që ka shkuar në drejtim të kundërt dhe debati se cili klub ka bërë marrëveshjen më të mirë do të zgjasë për disa muaj.

Another ‘dream’ move

Por ajo që tha ai gjatë shpalljes së transferimit na bëri të dyshojmë disi.

“Është një ëndërr e bërë realitet pasi gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Arsenal,” u shpreh Miki megjithëse ai shkoi menjëherë tek United kur iu dha mundësia për t’u transferuar në Angli.

Ajo që të bën të dyshosh më shumë është deklarata tepër e ngjashme e 29-vjeçarit kur iu bashkua Djajve të Kuq dhe Borussia Dortmund.

Në vitin 2016 Mkhitaryan postoi një mesazh në rrjetet sociale teksa po i bashkohej skuadrës së Mourinho-s.

“Është një ëndërr që u bë realitet për mua,” shkruhej – a ju tingëllon e ngjashme?

Dream move number 3

Është bukur të shohësh Mkhitaryan të realizojë të gjitha ëndrrat.

Por a ju shkon ndërmend se çfarë ka thënë në 2013 kur shkoi te Dortmund?

Po po, e keni gjetur, largimi nga Shakhtar për të shkuar te BVB ka qenë një ëndërr e bërë realitet për të.

Gjithsesi tifozët e Arsenal duhet të jenë të kënaqur me lëvizjen e bërë nga klubi i tyre, që largoi një lojtar që nuk donte të qëndronte duke marrë një lojtar të denjë për të qenë zëvendësuesi i tij.

Related posts

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Mbushi 71-vjeç më 7 shkurt, ndahet nga jeta ish-lojtari i Inter…

Delo.autor

Europa League/ Grizman shënon golin e dytë ndaj Marsielles

Sadik.Autor

MESFUSHORI RABIOT VAZHDON TË KRITIKOHET/ “France Football”: Nxito me topin…

Delo.autor

Leave a Comment