MMA Sport

UFCU-230/ Cormier mbron titullin kampion, mund “Bishën e Zezë” dhe shkuan historinë (VIDEO)

Daniel Cormier ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë, pas fitores me “submission” në raundin e dytë ndaj Derrick Lewis (njihet me nofkën “black beast”-bisha e zezë), sfidë e zhvilluar në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut dhe e vlefshme për eventin UFC-230. Përveç këtij triumfi, Cormier shkuan historinë e arteve marciale mikse, pasi bëhet sportisti i parë i UFC-së, që i ka mbrojtur të dy titujt kampionë, atë të peshës së rëndë dhe atë të peshës “light heavyweight”.

Cormier nuk e pati shumë të lehtë të mposhtë një rival më të gjatë se ai, që hera-herës tentoi ta befasojë kampionin e botës, por fakti që kishte vetëm një muaj nga dueli i fundit ndikoi në paraqitjen përfundimtare të Lewis. Ndërsa 39-vjeçari Cormier konfirmoi edhe një herë se është një kampion i peshave të rënda, ku falë aftësive të tij arriti të mposhtë edhe një rival të vështirë si Lewis. Për Cormier ky është suksesi i 29-të në kafaz, ku numëron edhe 1 humbje e një ndeshje pa rezultat.

Pas duelit, Cormier ka ftuar edhe një herë tjetër në kafaz ish-ikonën e këtij Divizioni, tasymë në WWE, Brock Lesnar, duke i thënë se e pret në kafaz për t’u përballur. “Eja Brock, sille këtu në kafaz atë titullin e WWE-së që ke fituar dhe eja të duelojmë së bashku. Po të presKjo është shtëpia ime”, tha Cormier.

Related posts

ZGJEDH NJË PROFESION TË RI/ Sportistja e famshme i befason të gjithë, bëhet pjesë e platformës pornografike (FOTO)

Delo.autor

SOUTHGATE MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të madh për finalen me Italinë

Delo.autor

ÇMIMET UEFA/ Shpallet mbrojtësi më i mirë i vitit…

Delo.autor

Leave a Comment